Mbrojtësi Kalidou Koulibaly ka gjasa të mëdha të largohet nga Chelsea pas vetëm një viti në “Stamford Bridge”.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të shtunën se drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm ta shesin senegalezin në fund të këtij sezoni, pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
Mësohet se Chelsea për ta lënë të lirë Koulibalyn, po kërkon të paktën 30 milionë euro. Ai iu bashkua ekipit nga Londra para fillimit të këtij sezoni nga Napoli për 40 milionë euro.
31-vjeçari këtë sezon ka 18 paraqitje për londinezët në të gjitha garat, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.