Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli ia cakton çmimin Kolulibalyt

E ardhmja e Kalidou Koulibalyt vazhdon të mbetet e paqartë te Napoli.

Interesim të vazhdueshëm për mbrojtësin ka shprehur Barcelona.

Sipas “Dario Sport”, senegalezi do të largohet nga Napoli në këtë verë.

Kontrata e Koulibaly me ekipin italian përfundon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka në plan ta rinovojë atë. Napoli do ta shesë atë këtë sezon të ngushtë derisa po kërkon rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

30-vjeçari është pjesë e klubit italian që nga viti 2014 kur u transferua nga Genku.