Kalidou Koulibaly pritet që të lëvizë drejt Barcelonës, por klubi e ka vetëm një muaj për t’i mbyllur marrëveshjet me skuadrën e Napolit.
Mediumi spanjoll “Sport” ka shkruar se menaxheri i tij i ka thënë Napolit se nuk do ta nënshkruajë kontratën e re, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2023.
Barça do të duhet ta zgjidhë çështjen financiare të klubit fillimisht, para se të punojë në marrëveshjen për mbrojtësin e Napolit, i cili megjithatë, u ka premtuar napolitanëve se do t’u bashkohet në përgatitjet parasezonale.
Në 34 ndeshje të edicionit që përfundoi, Koulibaly shënoi tre gola dhe pati po aq asistime.