Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk heq dorë nga Koulibaly

Barcelona nuk ka hequr dorë nga trasnferimi i mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, raporton “calciomercato”.

Mbrojtësi 30-vjeçar është duke parë mundësinë e largimit nga Italia për një sfidë të re dhe gjasat janë të mëdha që senegalezi t’i bashkohet në verë Barcelonës.

Kapiteni i Senegalit me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Për skuadrën italiane ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 27 paraqitje.