Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly do të mbetet te Napoli

Kalidou Koulibaly do të vazhdojë të mbesë pjesë e Napolit. Drejtuesit e klubit italian kanë nisur bisedimet me mbrojtësin për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se bisedimet mes palëve kanë nisur dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja.

Napoli i ka ofruar kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në skuadër deri në vitin 2025.

Senegalezi është pjesë e klubit italian që nga viti 2014 kur u transferua nga Genk.

Artikuj të ngjashëm