Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli i ofron kontratë të re Koulibalyt

Drejtuesit e Napolit duan ta mbajnë qendërmbrojtësin Kalidu Koulibaly sa më gjatë në ekip. “Calciomercato” ka bërë të ditur të martën se senegalezit tashmë i është ofruar kontrata e re.

Kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm dhe me kontratën e re, Koulibaly do të ishte pjesë e Napolit deri në vitin 2026.

Në kontratën e re, Napoli i ka ofruar 30-vjeçarit pagë prej pesë milionë eurosh që është më e ulët se paga aktuale, por ia ka ofruar shiritin e kapitenit prej sezonit të ardhshëm.

Negociatat mes palëve po vazhdojnë dhe te Napoli po shpresojnë që Koulibaly ta pranojë ofertën.

Këtë sezon, Koulibaly në 27 ndeshje ka shënuar dy gola e ka bërë po aq asistime, ndërsa është pjesë e Napolit prej vitit 2014.