Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kërkon 40 milionë euro për Koulibalyn

Drejtuesit e Napolit edhe zyrtarisht kanë marrë vendim për shitjen e mbrojtësit Kalidou Koulibaly gjatë afatit kalimtar të verës.

Ky vendim i Napolit është marrë pasi Koulibaly refuzoi rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Atij iu ofrua rinovimi i kontratës me pagë vjetore prej katër milionë eurosh, ndërsa aktualisht Koulibaly merr gjashtë milionë euro në vit te Napoli.

Pasi 30-vjeçari refuzoi të vazhdojë bashkëpunimin, te Napoli menjëherë ia kanë caktuar çmimin. Për ta lënë të lirë senegalezin, Napoli po kërkon 40 milionë euro.

Koulibaly është pjesë e Napolti prej vitit 2014, kurse interesim për transferimin e tij tashmë kanë treguar Juventusi, Barcelona, Chelsea e PSG-ja.