Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadra e Chelseat e gatshme ta transferojë Koulibalyn

Foto: Reuters

Chelsea insiston në transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. “Corriere dello Sport”, raportoi të hënën se klubi anglez është i gatshëm që të paguajë çmimin që kërkon Napoli për senegalezin.

Vlera e mbrojtësit të Senegalit është 35 milionë euro sipas “transfermakt”, por Napoli kërkon rreth 50 milionë euro.

Koulibaly që një kohë të gjatë është i lidhur me transferim në Premier League. Ai ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2023. Nëse qëndron te Napoli, Koulibaly do ta bart shiritin e kapitenit.

Artikuj të ngjashëm