Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly nuk e do kalimin te Juventusi

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly nuk do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit gjatë kësaj vere.

“Il Mattino” ka njoftuar të dielën, se senegalezi ka refuzuar kalimin te Juventusi për shkak të rivalitetit të madh që e ka me Napolin.

Më herët është raportuar se Juventusi kishte kontaktuar Napolin për 30-vjeçarin, i cili ka mbyllur çdo opsion të transferimit në Torino.

Koulibaly pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Për ta lënë të lirë Koulibalyn, skuadra e Napolit po kërkon rreth 40 milionë euro.