Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi hyn në garë për Koulibalyn

Juventusi ka hyrë në garë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

“Gazzeta dello Sport” ka bërë të ditur se te “Zonja e Vjetër” Koulibalyn po e shohin si zëvendësues ideal të Giorgio Chiellinit.

Koulibaly nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me napolitanët, e cila i skadon në vitin 2023.

Napoli për ta liruar qendërmbrojtësin po kërkon mbi 40 milionë euro.

Për shërbimet e 30-vjeçarit në garë është edhe Barcelona.

Artikuj të ngjashëm