Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koulibaly pranon ulje të pagës për të mbetur te Napoli

Kalidou Koulibaly është i gatshëm të pranojë ulje të pagës për të mbetur pjesë e Napolit, raporton të enjten “La Repubblica”. Mbrojtësi dëshiron që pjesën e mbetur të karrierës së tij ta kalojë në “Stadio Diego Armando Maradona”. Ai ka pranuar ta vazhdojë kontratën me pesë milionë euro, përfshirë edhe shtesat.

Aktualisht ai përfiton 6 milionë euro për sezon. Reprezentuesi 30-vjeçar i Senegalit më herët ka qenë shënjestër e shumë skuadrave të mëdha, ndër to edhe Barcelona dhe Real Madridi.

Por interesimi për të është zbehur së fundi. Koulibaly me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.