Kalidou Koulibaly do të largohet nga Napoli pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Mbrojtësit senegalez kontrata me ekipin italian i skadon në vitin 2023.
Drejtuesit e skuadrës kanë vendosur ta shesin qendërmbrojtësin gjatë këtij afati kalimtar.
Interesim për Koulibalyn ka shprehur Barcelona.
Sipas “Sport”, 30-vjeçari u ka bërë me dije krerëve të klubit të Barcelonës se do t’i presë deri në muajin korrik përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.
Interesim për Koulibalyn kanë shprehur edhe skuadra të njohura evropiane.