Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në negociata për Koulibalyn

Skuadra e Barcelonës është në negociata të avancuara me Napolin për shërbimet e qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly, ka raportuar të enjten “AS”. 

Barça po insiston në transferimin e senegalezit në afatin kalimtar të verës, të cilin trajneri Xavi Hernandez po e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen.

Koulibaly pritet të largohet nga Napoli pas sezonit aktual, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm. Për ta lënë të lirë 30-vjeçarin, Napoli po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Koulibaly është pjesë e Napolit prej vitit 2014, kurse këtë sezon në të gjitha garat ka kontribuar me tre gola e dy asistime.

Artikuj të ngjashëm