Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi synon Koulibalyn

Krerët e Interit po synojnë transferimin e mbrojtësit Kalidou Koulibaly për sezonin e ardhshëm.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten se Interi po e monitoron situatën e senegalezit te skuadra e Chelseat.

Koulibaly nuk ka pasur hapësirë të madhe këtë sezon dhe Interi në verë do të tentojë ta bindë Chelsean në lirimin e tij.

Ai tek Interi po shihet si zëvendësim ideal për sllovakun Milan Skriniar, i cili do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Koulibaly ka 23 paraqitje këtë sezon te Chelsea, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Napoli.

Ai ka kontratë me skuadrën londineze deri në vitin 2026, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.