Mesfushori ofensiv, Kvicha Kvaratskhelia pritet së shpejti të firmos kontratë të re me skuadrën e Napolit. “Corriere dello Sport” ka njoftuar të hënën se Napoli tashmë i ka ofruar kontratën e re gjeorgjianit dhe palët ka kohë që janë në negociata.
Marrëveshja mund të finalizohet brenda këtij viti, pasi Napoli i ka ofruar pagë pothuajse trefish më të lartë në kontratën e re.
22-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027 dhe pagë vjetore prej 1.3 milionë eurosh, e cila do të ngrihet në 3 milionë euro dhe do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2028. Kvaratskhelia verën e shkuar iu bashkua Napolit dhe në edicionin e tij të parë, e fitoi titullin e kampionit të Italisë.
Këtë edicion, ai ka 3 gola e 5 asistime në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.