Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli “blindon” Kvaratskhelian

Pas interesimit të madh nga skuadrat e tjera të Evropës, te Napoli kanë nisur negociatat me Kvicha Kvaratskhelian për rinovimin e kontratës. “Calciomercato” raporton të hënën se krerët e Napolit po duan ta blindojnë gjeorgjianin, pasi tashmë kanë refuzuar ofertat për shitjen e tij në verë.

Mësohet se Napoli i ka ofruar 22-vjeçarit rinovimin e kontratës deri në vitin 2028, me një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Kvaratskhelias kontrata aktuale i skadon me Napolin në vitin 2027, ndërsa ka pagë vjetore prej 1.1 milionë eurosh. Ai iu bashkua Napolit para fillimit të këtij sezoni nga Dinamo Batumi dhe po shkëlqen me fanellën e ekipit italian.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 14 asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm