Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kavartskhelia rinovon kontratën me Napolin

Kvaratskhelia

Mesfushori ofensiv Kvicha Kvaratskhelia ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës, ka bërë të ditur “Calciomercato” të premten.

Thuhet se zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve pritet të bëhet javën e ardhshme, pasi do të përfundojë edhe edicioni aktual.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2027, Kvaratskhelia do të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Te Napoli duan ta mbajnë sa më gjatë që të jetë e mundur 22-vjeçarin që ka shkëlqyer këtë edicion dhe e ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës.

Ai iu bashkua Napolit verën e shkuar, ndërsa në edicionin e tij të parë në ekipin italian ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 17 asistime në të gjitha garat.