Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli “blindon” Kvaratskhelian

Mesfushori ofensiv, Kvicha Kvaratskhelia, do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit edhe për një periudhë të gjatë. “Tuttomercatoweb” ka njoftuar të enjten se Kvaratskhelia tashmë ka arritur marrëveshje personale me Napolin për kontratën e re, e cila së shpejti do të bëhet zyrtare.

Me kontratën e re, 22-vjeçari do të mbetet te Napoli deri në vitin 2028 dhe do të ketë pagë vjetore prej 3 milionë eurosh.

Paraqitjet e mira të gjeorgjianit kanë detyruar krerët e Napolit që ta blindojnë Kvaratskhelian, i cili kishte tërhequr vëmendjen e skuadrave të tjera të mëdha të Evropës.

Ai verën e shkuar iu bashkua Napolit dhe shkëlqeu në edicionin e tij të parë, duke e ndihmuar ekipin ta fitojë titullin e kampionit.

Kvaratskhelia shënoi 14 gola dhe bëri 17 asistime në të gjitha garat për Napolin, ekip të cilit iu bashkua nga Dinamo Batumi.

Artikuj të ngjashëm