Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea ofron 100 mln për Kvaratskhelian

Khvicha Kvaratskhelia

Skuadra e Chelseat është futur në garë për mesfushorin ofensiv të Napolit, Kvicha Kvaratskhelia. “Sky Sports” ka njoftuar të enjten se Chelsea po synon transferimin e gjeorgjianit në fund të edicionit aktual.

Madje, mësohet se londinezët i kanë ofruar Napolit 100 milionë euro për 22-vjeçarin, të cilin po e shohin si përforcim të madh për edicionin e ardhshëm. Kvaratskhelia ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Napolin dhe Chelsea po synon ta shfrytëzojë këtë situatë.

Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, ndërsa është pjesë e kampionit të Italisë prej vitit të shkuar. Kvaratskhelia këtë edicion ka 3 gola e 5 asistime në 15 paraqitje për Napolin në të gjitha garat.