Skuadra e Liverpoolit po synon një transferim të bujshëm për sezonin e ri. Pasi ka hequr dorë nga transferimi i Jude Bellinghamit, Liverpooli ka kthyer interesimin kah mesfushori i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia.
Madje raportohet se Liverpooli tashmë ka përgatitur ofertën për ta bindur ekipin italian në lirimin e gjeorgjianit në fund të sezonit.
“Daily Mail” shkruan se Liverpooli do të ofrojë 130 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili pëlqehet edhe nga Paris Saint-Germaini e Real Madridi. Kvaratskhelia verën e shkuar iu bashkua Napolit dhe po shkëlqen në sezonin e tij të parë me ekipin italian.
Ai ka 14 gola e 16 asistime deri më tani për Napolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Artikuj të ngjashëm