Khvicha Kvaratskhelia, nuk do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës. Për futbollistin nga Gjeorgjia interesim kanë shprehur dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona. Por 23-vjeçari, i cili vlerësohet 80 milionë euro, pritet të mbetet edhe më gjatë pjesë e Napolit.
Kështu kanë raportuar të hënën media të shumta italiane.
Kvaratskhelia pjesë e Napolit, është prej vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027. Ai në 35 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar nëntë gola. Ka kontribuar edhe me gjashtë asistime. Për Gjeorgjinë ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm