Napoli e ka falënderuar futbollistin gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, duke e postuar të premten në mbrëmje një video në rrjetet sociale, me momentet më të mira të tij me fanellën napolitane.
Një gjë të tillë e ka bërë pak pasi Kvaratskhelia u prezantua si futbollist i ri i Paris Saint-Germainit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKvaratskhelia u largua nga Napoli pas dy vjet e gjysmë, gjatë të cilave ai kontribuoi shumë në fitimin e titullit pas 33 vjetësh.
Kvara u emërua si futbollisti më i vlefshëm i Serie A, kur Napoli e fitoi “Scudetton” nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, në edicionin 2022-2023.
Ishte edicioni i tij i parë te Napoli, pasi u transferua nga Dinamo Batumi për 13 milionë euro.
PSG-ja e konfirmoi të premten transferimin e plotë të tij për 70 milionë euro.
30 goals, 24 assists and countless jaw-dropping moments to make history with this club. ✨
Thank you, Khvicha. It’s been an amazing journey! 🙏
💙 #ProudToBeNapoli pic.twitter.com/RP7faMhzco