Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka shprehur interesim për mesfushorin Kvicha Kvaratskhelia, i cili është pjesë e skuadrës së Napolit, shkruan “Sky Sports” të enjten.
Interesimi i Cityt për gjeorgjianin ka ardhur pas deklaratave të agjentit të tij se Kvaratskhelia mund të largohet në verë nga Napoli dhe se nuk do ta refuzonte ofertën e ekipit anglez.
Te City po e shohin Kvichan si përforcim të duhur dhe ekipi anglez po bën gati ofertën për ta bindur Napolin në lirimin e tij. 22-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro. Këtë edicion ai ka pesë gola e po aq asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm