Skuadra e Arsenalin po tenton një lëvizje të madhe gjatë këtij afati kalimtar, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën. Mësohet se ekipi londinez ia ka vënë syrin mesfushorit të Napolit, gjeorgjianit Kvicha Kvaratskhelia.
22-vjeçari tek Arsenali po shihet si përrforcim i madh për edicionin e ri dhe londinezët janë gati të ofrojnë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.
Kvaratskhelia ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027 dhe ekipi italian është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për të.
Ai iu bashkua Napolit vitin e shkuar nga Dinamo Batumi dhe shkëlqeu në edicionin e tij të parë në Itali.
Kvaratskhelia ndihmoi Napolin ta fitojë titullin e kampionit, ndërsa shënoi 14 gola dhe bëri 17 asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat.