Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi heq patericën, bën një hap para në shërimin e tij

Shkodran Mustafi nuk ka nevojë për ndihmën e patericës për të lëvizur. Ai ka bërë një hap përpara në shërimin e tij, kanë raportuar mediumet në Spanjë. Qendërmbrojtësi i Levantes iu nënshkruar operimit të gjurit të djathtë më 15 dhjetor.

Kthimi i tij në fushë është paraparë në fund të muajit mars. Mustafi pati këputur ligamentin kolateral të jashtëm në gjurin e tij të djathtë.

Ai deri tash ka mundur të punonte vetëm në palestër dhe në pishinë. Para se të lëndohej, Mustafi luajti 11 ndeshje për Levanten, pjesë e të cilit është edhe shqiptari tjetër, Enis Bardhi. Me Levanten ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Levante ka pak gjasa të mbijetojë në La Liga.