Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi tri javë jashtë fushe

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi, do t’i mungojë skuadrës së Levantes për tri javë shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit kundër Sevillas.

Në ndeshjen që u luajt të dielën në kuadër të La Ligas dhe Levante pësoi humbje 5:2, Mustafi u detyrua të zëvendësohet në minutën e 22-të për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës të djathtë.

Nëpërmjet një njoftimi të lëshuar të martën, Levante ka njoftuar se Mustafit do t’i duhen rreth tri javë për t’u rikuperuar dhe për të qenë në dispozicion të trajnerit Javier Perreira.

Mustafi iu bashkua ekipit spanjoll në fillim të këtij edicioni si lojtar i lirë dhe deri më tani, ka regjistruar gjashtë paraqitje në La Liga. Ai me Levanten ka kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

Artikuj të ngjashëm