Shkodran Mustafi këtë javë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje, dhe qendërmbrojtësi po ndihet gati për ta ndihmuar Levanten deri në fund të këtij sezoni që t’i shpëtojë rënies.
Mustafi shkaku i lëndimit të gjurit, i ka munguar ekipit spanjoll në 13-të ndeshjet e fundit, ndërsa pritet të luajë prej vikendit të ardhshëm.
Levante zë vendin e fundit në La Liga me 19 pikë të mbledhura pas 29 xhirove të zhvilluara, ndërsa Mustafi që iu bashkua ekipit vitin e shkuar ka dhjetë paraqitje kampionale dhe një gol të shënuar.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në stërvitje me ekipin dhe mund të them se po ndihem i gatshëm. Është e rëndësishme që të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje deri në fund të sezonit dhe të shohim se ku do të përfundojmë. Shpresoj që të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe t’i gëzojmë tifozët tanë”, ka thënë Mustafi.
29-vjeçari ka kontratë me Levanten deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.