Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi i gatshëm për Levanten

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi pritet t’i bashkohet shumë shpejtë Levantes në përgatitje për sezonin e ri.

Mustafi i mungoi klubit spanjoll në sezonin e kaluar për shkak të dy lëndimeve, një herë në gju e më pas muskulin e këmbës së djathtë. Sezonin 2021/2022, mbrojtësi 30-vjeçar luajti vetëm 11 ndeshje në La Liga.

Levante nuk siguroi mbijetesën në elitën e futbollit të Spanjës.

Mediume të afërta me futbollistin shqiptar raportojnë se Mustafi gjatë kësaj jave pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit të Levantes.

Te klubi i Levantes është edhe Enis Bardhi, që po ashtu nuk ka nisur ende përgatitjet. Bardhi ka gjasa që gjatë kësaj vere të largohet nga Levante.

Artikuj të ngjashëm