Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia interesohet për Bardhin

Enis Bardhi do të largohet nga Levante, por jo edhe nga La Liga. “Fichajes” ka raportuar të enjten se interesim për transferimin e Bardhit gjatë kësaj vere ka shprehur skuadra e Valencias. Te Valencia po e shohin Bardhin si përforcim të duhur për sezonin e ri.

Bardhi do të largohet nga Levante, ekip që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të Spanjës. Kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro dhe Valencia së shpejti pritet ta kontaktojë Levanten.

Mesfushori 26-vjeçar ka kontratë me Levanten deri në vitin 2024, kurse sezonin e fundit pati tri gola e po aq asistime në kampionatin spanjoll. Bardhi i ishte bashkuar Levantes nga Ujpesti i Hungarisë.