Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Almeria e do Bardhin

Pas Valencias, edhe një skuadër tjetër nga La Liga ka shprehur interesim për mesfushorin Enis Bardhi. Bëhet fjalë për Almerian, ekip që edicionin 2022/23 do të garojë në elitën e futbollit të Spanjës. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle “AS”.

Bardhi do të largohet këtë verë nga Levante, që sezonin e ardhshëm do të paraqitet në kategorinë e dytë. Tek Almeria po e shohin Bardhin si përforcim të duhur për mesfushën dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në dhjetë milionë euro për kartonin e tij.

26-vjeçari pati tri gola e po aq asistime në sezonin 2021/22 për Levanten, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai është pjesë e Levantes prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Ujpesti i Hungarisë.