Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi mund të largohet nga skuadra e Levantes gjatë kësaj vere. “AS” ka raportuar të enjten se Mustafi, i cili po rikuperohet nga lëndimi, ka njoftuar krerët e klubit spanjoll se nuk është i sigurt për të ardhmen e tij.
Levante në sezonin e ri do të bëjë gara në divizionin e dytë të Spanjës dhe Mustafi po dëshiron t’i shqyrtojë mundësitë që i ka para vetes. 30-vjeçari ka kontratë me Levanten deri në vitin 2023, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Mustafi iu bashkua Levantes vitin e shkuar si lojtar i lirë, por për shkak të lëndimit nuk arriti të regjistrojë më shumë se 11 paraqitje në La Liga.