Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi mungon tre muaj shkaku lëndimit

Shkodran Mustafi do t’i mungojë Levantes të paktën tre muaj shkaku i lëndimit. Mustafit do t’i duhet ndërhyrje kirurgjikale shkaku i lëndimit të shkallës së tretë të pësuar në ligamentin e gjurit.

29-vjeçari u lëndua në ndeshjen kundër Espanyolit në fundjavë. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë edicion për skuadrën spanjolle ku ka shënuar një gol.

Levantes iu bashkua në shtator të këtij viti si lojtar i lirë. Më herët karrierë ka bërë edhe te Schalke, Arsenali, Valencia dhe Sampdoria.