Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në bisedime të avancuara me Tomorin

Milani është në bisedime të avancuara me Chelsean për blerjen e mbrojtësit Fikayo Tomori.

“Goal.com” ka mësuar se “Rossonerët” janë bindur me paraqitjet e Tomorit, që në edicionin 2020/2021 u huazua nga Chelsea.

Ai luajti 22 paraqitje, ndërsa tani milanezët janë duke kërkuar blerjen e kartonit të Tomorit. Reprezentuesi i Anglisë me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. 23-vjeçari për Anglinë ka luajtur një ndeshje, ndërsa vlerësohet e ka një të ardhme të ndritur.

Artikuj të ngjashëm