Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Canin

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Emre Can. “Gazzetta dello Sport” shkruan të mërkurën se drejtuesit e Milanit po bëjnë gati ofertën për ta bindur ekipin gjerman në lirimin e Canit në verë.

Për kartonin e 29-vjeçarit Milani është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro duke pasur parasysh se Can ka kontratë me Dortmundin deri në vitin e ardhshëm.

Ai është pjesë e Dortmundit prej vitit 2020, ndërsa për dy sezone ka luajtur te Juventusi, ekip me të cilin ka fituar dy tituj kampioni të Anglisë. Can ka 2 gola në 27 paraqitje këtë sezon, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Liverpooli, Bayer Leverkuseni e Bayern Munichu.