Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Malenin

Skuadra e Liverpoolit po insiston në shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Donyel Malen ka shkruar “BILD” të mërkurën. Mësohet se Liverpooli tashmë i ka bërë ofertë zyrtare për Malenin, i cili ka kërkuar të largohet nga ekipi gjerman në janar.

Liverpooli është gati të ofrojë mbi 40 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2026.

Malen këtë edicion ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime në të gjitha garat për Dortmundit, ekip të cilit iu bashkua para dy vjetësh nga PSV Eindhoveni.

Malen po kërkohet edhe nga Bayern Munichu, ndërsa ka 28 ndeshje dhe 5 gola të shënuar me Holandën.

Artikuj të ngjashëm