Sulmuesi Donyell Malen pritet të largohet nga Borussia Dortmundi në verë për ta vazhduar karrierën në La Liga. “AS” raporton të hënën, se holandezi pritet të transferohet te Sevilla.
Mësohet se skuadra spanjolle ka kohë që është në negociata me Dortmundin, pasi ekipi gjerman nuk llogarit në shërbimet e Malenit për sezonin e ardhshëm. Për kartonin e tij, Dortmundi po kërkon të paktën 25 milionë euro, pasi 22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026.
Malen në verën e vitit 2021 iu bashkua Dortmundit nga PSV Eindhoveni, ndërsa këtë sezon në 22 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 herë.