Said El Mala ishte afër që të transferohej te skuadra e Dortmundit, por tentativa dështoi në momentet e fundit.
Dhe futbollisti i talentuar ka vendosur që të qëndrojë te Kolni, ndërsa të enjten e vazhdoi kontratën deri në vitin 2031.
Kështu ka njoftuar Kolni për të ardhmen e 19-vjeçarit, që luan në krah.
El Mala do ta mbaj fanellën me numrin 10-të, që nuk e kishte askush që nga koha e Lukas Podolskit.
Në sezonin e parë në Bundesligë, El Mala i realizoi 13 gola. Ai kontribuoi edhe me pesë asistime.