Liverpooli i është bashkuar Arsenalit dhe Manchester Unitedit në garë për transferimin e holandezit Donyell Malen.
25-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në edicionin aktual me fanellën e Borussia Dortmundit, duke shënuar 13 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka edhe pesë asistime.
Sulmuesi Malen me skuadrën gjermane ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Pjesë e Dortmundit është prej vitit 2021.
Më herët karrierë pa bërë edhe te skuadra holandeze PSV Eindhoven. Me fanellën e Përfaqësueses së Holandës, Malen ka shënuar pesë gola në 28 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm