Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malen, lojtari i muajit për gusht dhe shtator

Malen

Doyell Malen i Romës është emëruar lojtari më i mirë i muajit që përfshinë periudhën gusht-shtator në Serie A. 

Holandezi pati nisje të shkëlqyer të kampanjës së re në elitën italiane. Ai i shënoi gjashtë gola në pesë ndeshje. 

Maleni ka kontribuuar më së shumti në suksesin e deritashëm të Romës, që e kryeson elitën italiane.

Sezonin e kaluar, Maleni e mbylli me 14  gola në 18 paraqitje. 

Serie A ka shkruar të enjten për formën e shkëlqyer të tij, ndërsa trofeu do t’i jepet në ndeshjen e parë të Romës në shtëpi, pas pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve.