Roma ka fituar bindshëm të premten mbrëma ndaj Pisas, në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A të Italisë.
Fitorja 3:0 u arrit falë “hat-trickut” të sulmuesit holandez, Donyell Malen.
Malen shënoi në minutën e tretë, të 43-të dhe të 52-të.
Roma me fitore i afrohet zonës së Championsit. Në vendin e gjashtë i ka 57 pikë, sa edhe Juventusi në vendin e pestë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
Pisa është në prag të rënies nga Serie A. E fundit i ka 18 pikë, sa edhe Verona në pozitën e parafundit. Verona e ka një ndeshje më pak të luajtur.