Doyell Malen i Romës është emëruar lojtari më i mirë i muajit që përfshinë periudhën gusht-shtator në Serie A.
Holandezi pati nisje të shkëlqyer të kampanjës së re në elitën italiane. Ai i shënoi gjashtë gola në pesë ndeshje.
Maleni ka kontribuuar më së shumti në suksesin e deritashëm të Romës, që e kryeson elitën italiane.
Sezonin e kaluar, Maleni e mbylli me 14 gola në 18 paraqitje.
Serie A ka shkruar të enjten për formën e shkëlqyer të tij, ndërsa trofeu do t’i jepet në ndeshjen e parë të Romës në shtëpi, pas pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve.