Futboll

Roma transferon Malenin nga Aston Villa

malen

Roma e ka prezantuar të premten transferimin e Donyell Malenit nga Aston Villa. 

Holandezi Mallen është huazuar fillimisht, ndërsa Roma do ta ketë mundësinë e blerjes së tij në fund të sezonit. 

Mediumet në Itali kanë raportuar të premten se opsioni i Romës do të bëhet i detyrueshëm, nëse “giallorossët” e sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve apo të Evropës. 

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se Malen do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. 

“26-vjeçari ka luajtur për PSV Eindhovenin, Dortmundin dhe Asotn Villan. Ai i ka 294 paraqitje dhe 104 gola të shënuar në të gjitha garat për këto klube”, ka shkruar Roma ndër të tjera. 

Malen me Holandën ka luajtur në 49 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me 13 gola.