Donyell Malen shënoi dy herë dhe ia ka siguruar fitoren Aston Villas, që e afron edhe më shumë në fazën nokaut të Ligës së Evropës.
Aston Villa fitoi 2:1 ndaj Young Boysit, në ndeshjen ku i lënduar mbeti sulmuesi holandez. Ai u godit me gotë plastike në kokë dhe u lëndua. Ndeshja u ndal për pesë minuta e gjysmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE gjitha kjo ndodhi kur Malen e realizoi golin për 2:0 në minutën e 42-të. Malen e shënoi edhe golin e parë në minutën e 27-të.
Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Joel Monteiro, në minutën e fundit të ndeshjes.
Aston Villa pas pesë xhirove ka 12 pikë, kurse Young Boysi mbetet me gjashtë pikë.