Pas Juventusit edhe skuadra e Napolit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit defensiv, Manu Kone.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian “Calciomercato”.
Për dallim prej Juventusit, Napoli po synon transferimin e 22-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Madje, mësohet se kampioni i Italisë ka bërë gati 30 milionë euro për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e francezit Kone.
Te Gladbachu janë të gatshëm të shesin mesfushorin, i cili këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet.
Edhe
Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin
Po ashtu, edhe Kone është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë diku tjetër dhe Napolin po e sheh si opsion të mirë.
Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me Gladbachun, ekip për të cilin ka shënuar dy gola në dhjetë paraqitje këtë edicion.