Pasi dështoi në tentimin për Jude Bellinghamin, skuadra e Liverpoolit ka kthyer sytë nga një mesfushor tjetër në këtë afat kalimtar të verës. “Sky Sports” raporton të mërkurën se bëhet fjalë për lojtarin e Borussia Moenchengladbachut, Manu Kone.
Në fakt, mësohet se Liverpooli tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit gjerman për 22-vjeçarin, i cili ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Për kartonin e tij, Liverpooli ka ofruar 40 milionë euro, ndërsa Kone është pjesë e Gladbachut prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Toulouse.
Në 30 ndeshje të luajtura këtë edicion në Bundesligë, Kone ka regjistruar 1 gol dhe 1 asistim.