Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kone nuk largohet nga Gladbachu, rinovon kontratën

Mesfushori Manu Kone u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij, pasi ka rinovuar kontratën me Borussia Moenchengladbachun.

Klubi gjerman ka njoftuar të hënën se me rinovimin e kontratës Kone do të mbetet tek Gladbachu deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.

22-vjeçari vlerësohet lart te skuadra gjermane, së cilës iu bashkua në vitin 2021 nga Toulouse.

Para se ta rinovonte kontratën që i skadonte pas dy vjetësh, interesim për Konen kishin shfaqur ekipet e mëdha si Liverpooli, Bayern Munichu e Juventusi. Këtë edicion francezi ka dy paraqitje për Gladbachun pasi sapo është rikthyer nga lëndimi.