Bayern Munichu është zyrtarisht në negociata me Borussia Moenchengladbachun për mesfushorin Manu Kone, raporton “Kicker” të enjten. Mësohet se Bayerni po insiston ta bindë Gladbachun në lirimin e 22-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit, pasi Kone tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Francezi ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2025 dhe Bayerni është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij. Kone prej vitit 2021 luan në Bundesligë dhe te Bayerni po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Këtë edicion, Kone ka 2 paraqitje për Gladbachun, ekip të cilit iu bashkua nga skuadra e Toulouset. Krahas Bayernit, Kone ka tërhequr vëmendjen edhe të skuadrës së Liverpoolit.