Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krameri rinovon kontratën me Gladbachun

Mesfushori Christoph Kramer nuk do të largohet nga Borussia Moenchengladbachu në fund të këtij sezoni. Kramer të martën ka rinovuar kontratën që i skadonte në muajin qershor, ka njoftuar ekipi gjerman.

Me rinovimin e kontratës, Kramer do të jetë pjesë e Gladbachut deri në verën e vitit 2025.

Te Gladbachu e kanë quajtur Kramerin si lojtar tejet të rëndësishëm dhe kanë insistuar se janë të lumtur që 31-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit edhe për dy sezonet e ardhshme.

Mesfushori defensiv këtë sezon ka pasur një asistim në 15 paraqitje për Gladbachun, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2013 nga Bayer Leverkuseni. Ai gjithashtu ka edhe 12 ndeshje të luajtura për Gjermaninë.