Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet italiane pas gjermanit Neuhaus

Skuadrat nga Serie A, Napoli dhe Lazio kanë shprehur interesim për mesfushorin gjerman, Florian Neuhaus ka njoftuar “Bild” të enjten. Mësohet se dy ekipet italiane kanë nisur kontaktet me Borussia Moenchengladbachun për 26-vjeçarin, të cilin po synojnë ta transferojnë gjatë këtij muaji.

Neuhaus po shihet si përforcim i duhur për mesfushën, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Në fakt, si Napoli ashtu edhe Lazio kanë kërkuar huazimin e tij për gjashtë muaj, me opsionin e blerjes në verë.

Neuhaus ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 12 paraqitje në të gjitha garat. Neuhaus ka edhe dhjetë ndeshje dhe dy gola të realizuar me Përfaqësuesen e Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm