Shumë skuadra angleze po e monitorojnë mesfushorin e Borussia Moenchengladbachut, Florian Neuhaus shkruan të premten “The Sun”. Liverpooli, Arsenali, Chelsea e Newcastle Unitedi, janë ekipet që po synojnë transferimin e 26-vjeçarit këtë verë.
Neuhaus pritet të largohet nga Gladbachu në fund të sezonit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa në garë për transferimin e tij janë edhe Napoli, Roma e Milani.
Neuhaus ka edhe 10 ndeshje të luajtura me Gjermaninë, por këtë sezon nuk ka pasur hapësirë të madhe te Gladbachu. Në 18 paraqitje në të gjitha garat, Neuhaus ka shënuar dy gola. Ai është pjesë e Gladbachut prej vitit 2017.